Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis AXL Mobileri, e regjistruar pranë QKR me (NIPT) K42415001V, dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të nëpërmjet faqes së internetit axlmobileri.com (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”).

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit axlmobileri.com Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të axlmobileri.com.

AXL Mobileri mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve për mirëmbajtje, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte AXL Mobileri të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

AXL Mobileri nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të AXL Mobileri apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera.

Produktet dhe Çmimi

Duke vizituar faqen axlmobileri.com ,Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit dhe përbërja e tyre.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Prandaj ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të axlmobileri.com janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit apo montimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij, apo montimin nga kompania jonë apo një palë e tretë.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, AXL Mobileri do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Dorëzimi i Produkteve

Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kthimi i Produkteve

  • Nuk është i mundur kthimi për asnjë produkt të blerë përmes faqes së internetit axlmobileri.com , prandaj, AXL Mobileri mbetet i lirë nga përgjegjësia për statusin në të cilin produkti i blerë mbërrin për pretendimin tuaj.
  • Nuk është i mundur kthimi i kaparit, pagesës apo ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.
  • Në rastin e produkteve me defekt, ato kontrollohen nga servisi ynë dhe ju kthehet përgjigje brenda 48 orëve për arsyen e defektit.
  • Në rastet kur produktet dëmtohen nga klienti AXL Mobileri mbetet I lirë nga përgjegjësia.

Privatësia & Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe AXL Mobileri është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Ne zotërojmë të drejtat mbi pronën intelektuale të faqeve të këtij website dhe të gjitha dokumentave të disponueshme në të. Marrja e informacionit, të dhënave, imazheve, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është e ndaluar. Përdorimi i tyre është i mundur vetëm për qëllime jo-komerciale.

Shërbimi i Klientit

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të AXL Mobileri, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mail: [email protected] .

Back to Top
Produkti u shtua ne shportën tuaj
×