Porositë:

Produktet vijnë në pako dhe të çmontuara, bashkë me pjesët e nevojshme për montimin*
Montimi mund të ofrohet si shërbim nga ne kundrejt një pagese, ose (opsionale) mund të zgjidhni ta montoni vetë atë sipas skemave të montimit.

* Nuk këshillojme ta bëni vetë montimin për mobiljet e mëdha, si dhoma, dollape etj., pasi bëhet fjalë për pjesë të mëdha dhe mund t’i dëmtoni gjatë montimit.

Afatet e dërgesave për produktet:

  • Kuzhinat me porosi: deri në 1 javë (nga momenti i lënies së kaparit)
  • Kuzhina standarde: 2-3 ditë
  • Dhoma Gjumi: 2-3 ditë
  • Kënd/Divan: deri në 10 ditë

Tek ne mund të bëni me porosi:

  • Kuzhinë
  • Dhomë gjumi
  • Dollap
  • Portmanto
  • Soxhorno (>2m)
  • Fillimisht ju duhet të drejtoni kërkesen për realizimin e matjeve në ambientin përkatës.
  • Pas matjeve, ju informoheni për çmimin përkatës dhe detaje të tjera mbi projektin.
  • Nëse rakordoheni mbi çmimin total, duhet të lihet një kapar për të vijuar me projektin vizual të kuzhinës nga zyra arkitekturore.
  • Pasi ju bini dakord me projektin, kuzhina hidhet në prodhim dhe shumë shpejt vjen në ambientin tuaj.

Po, ne shesim elektroshtëpiake, madje me çmime shumë të favorshme.

Transporti:

Tarifat rreth transportit mund t’i gjeni në këtë faqe.

Ne ende nuk mund të dorëzojmë porosi jashtë Republikës së Shqipërisë.

Po, ju mund ta tërhiqni produktin direkt edhe nga ekspozita.

Pagesa:

  • Për blerjen e produkteve standarde, pagesa mund të bëhet edhe në dorë në momentin e dorëzimit.
  • Në çdo ekspozitë tonën, Cash ose përmes P.O.S me kartë.
  • Në çdo bankë OTP, BKT, RAIFFEISEN, INTESA SANPAOLO, CREDINS dhe UNION BANK. (llogaritë tona i gjeni në faturën që ne ju japim në momentin e rezervimit)
  • Kujdes: Kosto e transportit dhe montimit paguhet cash në momentin e dorëzimit.
  • Në rastin e pagesës nëpërmjet bankës, ju keni detyrimin që të shlyeni totalin e vlerës plus çdo komision që mund t’i detyroheni bankës. Pagesa tek llogaritë tona duhet të vijë në vlerën e plotë të porosisë.
    Shënim: Nëse pagesa nuk kryhet e plotë firmës i lind e drejta të mos e lëvrojë mallin derisa të paguhet çdo mbetje e pagesës.

Po, ju mund të blini me këste duke aplikuar në një prej bashkëpuntorëve tanë.
Bankat dhe institucioni financiar me të cilët ne bashkëpunojmë:

  • Institucioni financiar  IUTE
  • Institucioni financiar  NOA

Afati maksimal i shlyerjes është 24 muaj, por ju mund të zgjidhni një afat më të shkurtër kohor.

Back to Top
Produkti u shtua ne shportën tuaj
×